Flash News

KRYESORE

Premier League: City e Liverpool fitojnë me përmbysje, ngec Arsenali

Premier League: City e Liverpool fitojnë me përmbysje, ngec Arsenali

Liverpool dhe Manchester City sot fituan respektivisht me përmbysje në ndeshjet e vlefshme për Premier League. Të dyja skuadrat kryesuese të kampionatit anglez treguan forcë të madhe psikologjike, teksa i ndajnë 6 pikë diferencë, me të kuqtë para bluve.

Manchester City fitoi 2-1 ndaj Southampton, duke qenë në disavantazh për shumicën e kohës në Etihad. Ward-Prowse zhbllokoi rezultatin dhe bëri me makthe trajnerin Guardiola, sepse kjo skuadër para pak ditësh u shkatërrua 9-0 nga Leicester City. Gjithsesi, Aguero bëri detyrën duke barazuar përpara se Walker t’i jepte fitoren ekipit të tij në minutat e fundit të takimit.

Aston Villa gjithashtu rrezikoi pozitat e Liverpool-it me golin e Trezeguet në minutën e 21’ të takimit, por Klopp diti të motivojë skuadrën për të përmbysur rezultatin ashtu si djemtë e Pep Guardiolës. Andy Robertson dhe Sadio Mane shënuan dy golat për t'i dhënë 3 pikët e radhës Liverpool-it.

Arsenali, ndërkohë, nuk ka bindur sërish në Emirates. Skuadra londineze u ndal në barazim 1-1 me Wolves. Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dhe punoi fort që skuadra e tij të fitonte, por në fund rezulton se Arsenali ka 5 barazime radhazi.

Të fundit