Flash News

KRYESORE

Premier League ka rrogat më të larta, por jo ekipet që paguajnë më shumë

Premier League është bërë kampionati i futbollit që ka rrogat më të larta në botë, ku paga mesatare e futbollistëve është rreth 50 mijë stërlina në javë. Ndërsa paga vjetore e lojtarve që luajnë aty është rreth 2,6 milionë stërlina/vit për sezonin sportiv 2017-2018, duke e bërë këtë kampionat më të preferuarin e lojtarëve. Falë këtyre rrogave të majme, Premier League ka arritur të fitojë duelin me La Liga (Spanjë) dhe Seria A (Itali), që kompletojnë podiumin e kampionatëve që i paguajnë më mirë futbollistët e tyre. Premier League ia ka kaluar në këtë renditje edhe skuadrave të NBA-së apo MLB-së në Amerikë

Messi rinovoi kontraten me Barcelonen deri ne vitin 2021

Megjithatë, 3 skuadrat që kanë rrogat më të larta të lojtarëve nuk luajnë në Angli, por në Spanjë dhe Francë. Skuadra ku lojtarët kanë pagat më të larta në botë është Barcelona, ku futbollistët kanë një rrogë mesatare prej 6,6 milionë stërlinash në sezon. Leo Messi bën diferencën, pasi me kontratën e re ai do të përfitojë 500 mijë stërlina në javë. Në vendin e dytë është skuadra e Paris Saint Germanin (verën e këtij viti afroi brazilianin Neymar), ku lojtarët paguhen mesatarisht 6,5 milionë stërlina në vit. Ndërsa në vendin e tretë ndodhet Real Madrid, me një rrogë mesatare prej 6,2 milionë stërlinash/sezon. Ekipet më të mira britanike në pagesa janë dy skuadrat e Manchesterit, me pagë të njëjtë, pasi si City ashtu dhe United i paguajnë lojtarët e tyre thuajse 5,2 milionë stërlina në sezon (mesatarja 100 mijë stërlina në javë)./Telesport

Të fundit