Flash News

KRYESORE

Premier League: Liverpool fiton me vuajtje, Arsenal i shpëton turpit

Premier League: Liverpool fiton me vuajtje, Arsenal i shpëton turpit

Pak para ndeshjes City-Chelsea, Liverpool sot vuajti për të fituar ndaj Crystal Palace duke mbajtur të njëjtin ritëm si në javët para ndeshjeve ndërkombëtare. Edhe pa yllin Salah në skuadër, Liverpool fitoi 2-1.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, edhe pse skuadra e kuqe qe mjaft në formë dhe dominoi lojën. Goli i parë u shënua me të filluar pjesa e dytë. Mane shënoi emrin e tij në tabelën e rezultatit në stadium dhe u duk se ndeshja do të ishte më e lehtë për djemtë e trajnerit Klopp.

Gjithsesi, Crystal Palace u kundërpërgjigj në të 82' me Zaha. Të kuqtë u befasuan nga goli i vonshëm i kundërshtarit, por e morën veten shumë shpejt duke reaguar me Firminon. Liverpool tashmë ka 37 pikë, 8 më shumë se Leicester City ndjekës.

Edhe Arsenali sot i shpëtoi humbjes si Liverpool, në sekondat e fundit. Skuadra londineze barazoi 2-2 me Southamptonin falë dy golave të sulmuesit Lacazette.

Të fundit