Flash News

KRYESORE

Premier League: Pep i tregon Lampardit se kush është kampioni

Premier League: Pep i tregon Lampardit se kush është kampioni

Manchester City duhej të tregonte forcën e kampionit të Premier League sot ndaj Chelsea dhe ia doli. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-1 duke ruajtur ritmin e Liverpool-it dhe Leicester-it.

Chelsea e nisi ndeshjen shkëlqyeshëm. Ata shënuan edhe golin e parë të takimit, duke treguar se e donin fitoren me ngulm, edhe në fund nuk rezultuan ata fituesit. Në të 21' Kante zhbllokoi rezultatin me asist të kroatit Kovacic.

Kjo ishte e papranueshme për djemtë e Pepit, të cilët reaguan shpejt me De Bruyne (29'). Belgu provoi nga jashtë zone dhe qe me fat për shkak të një devijimi. Golin e dytë dhe të fitores për "Qytetarët" e shënoi anësori algjerian Mahrez pas 8 minutash.

Kjo bëri që City të merrte kontrollin e takimit në pjesën e parë, ashtu si edhe në të dytën, pavarësisht se në 45 minutat e dyta nuk arritën të shënonin golin e qetësisë.

Të fundit