Flash News

KRYESORE

Premier League vendos rekord, 490 milionë euro blerje në merkaton e janarit

Premier League vendos rekord, 490 milionë euro blerje në merkaton e

Kampionati anglez, i njohur ndryshe si Premier League ka shënuar një rekord sa i takon transferimit të lojtarëve në merkaton e janarit.

Të gjitha klubet e kampionatit anglez këtë muaj shpenzuan plotë 490 milionë euro, nga të cilat 170 milionë u shpenzuan vetëm në ditën e fundit.

Blerja më e shtrenjtë në ditën e fundit të merkatos trezultoi ajo e Aubameyang nga Arsenali për rreth 65 milionë euro, ndërsa rekordin e merkatos së janarit e mban Liverpool, që bleu mbrojtësin Virgil van Dijk nga Southampton për 85 milionë euro.

Lëvizje të tjera ishin kalimi i Lucas Moura nga Paris Saint Germain te Tottenham, ndërsa Mangala kaloi te Everton me huazim.

Të fundit