Flash News

KRYESORE

Premtimi i Bashës nga Elbasani: Fund tranzicionit të tejzgjatur përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Premtimi i Bashës nga Elbasani: Fund tranzicionit të tejzgjatur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se beteja e opozitës së bashkuar do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës. Duke folur para qytetarëve në Bradashesh, Basha theksoi se me krijimin e një qeverie tranzitore, që do organizojë zgjedhje të lira, do t'i jepet fund tranzicionit 29-vjeçar në vend.

“Falenderoj qytetarët për këtë akt fisnik dhe kurajoz në Bradashesh dhe në 12 pika të tjera në të gjithë vendin. Nuk ka asnjë hap pas në betejën për demokraci dhe liri: ‘Rama ik’. Dëshiroj të shpreh mirënjohje ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj automobilistëve që se bashku me mijëra qytetarë janë bashkuar me ne në protestë. Shkaktari i krizës, ka mbyllur dyert e Europes për shqiptarët dhe ka bere zullume dhe krime ne jetën e çdo qytetari. Ne do ti japim fund tranzicionit dhe do të hapim dyert e Shqipërisë drejt Europës”, deklaroi Basha.

Basha ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen me opozitën në protestës e së shtunës më 11 Maj, me moton: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Të fundit