Flash News

KRYESORE

Premtimi i Martin Schulz: Nëse bëhem kancelar do të heq armët bërthamore amerikane

Premtimi i Martin Schulz: Nëse bëhem kancelar do të heq

Martin Schulz, kreu i partisë gjermane Socialdemokrate (SPD), deklaroi se do të heqë armët bërthamore amerikane nga Gjermania nëse mund kancelaren Angela Merkel në zgjdhejt e radhës.

Gjatë një fjalimi në fushatën që po zhvillon në qytetin jugperëndimor të Trierit, Schulz tha se “si kancelar i Republikës Federale Gjermane, do të nxis heqjen e (…) armëve bërthamore që mbahen në Gjermani”.

Raportohet se ushtria amerikane ka dërguar rreth 20 mbushje bërthamore në një bazë ushtarake në Buechel, në jug të Këlnit, prej disa dekadash, ndonëse kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga Ministria e Mbrojtjes.

Schulz akuzoi gjithashtu presidentin amerikan, Donald Trump se “po promovon një cikël armatimesh”.

Madje, vazhdon ai, konflikti me Korenë e Veriut tregon se sa e nevojshme dhe urgjente është që të limitohet shpërndarja e armëve bërthamore dhe të promovohet çarmatimi i tyre.

Nga ana tjetër Trump ka akuzuar rregullisht partnerët e NATO-s se nuk paguajnë pjesën që u takon.

Sipas sondazheve të fundit, Kristiandemokratja Merkel ka 38 për qind të pëlqimeve, duke krijuar një diferencë prej 14 pikësh me liderin e SPD-së, i cili ka vetëm 24 për qind të pëlqimeve.

Dy partitë, aktualisht pjesë e një koalicioni të madh, do të krijojnë koalicione të veçanta për t’u përpjekur të arrijnë maxhorancën parlamentare.

Të fundit