Flash News

KRYESORE

Premtimi për librat falas, Mehmeti: Maskaradë e dyshes Rama-Shahini, nxënësit po marrin tekste të përdoruara

Premtimi për librat falas, Mehmeti: Maskaradë e dyshes Rama-Shahini,

Eksperti i Arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti, ka reaguar së fundmi për premtimin e qeverisë se nxënësit do të kenë libra falas, teksa denoncon se kryeministri Rama mashtroi, pasi këtyre nxënësve po u jepen libra të përdorur.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehmeti thekson se librat falas janë thjesht tekstet e lëna nga nxënësit e klasave të larta, të zhgarravitura e të katandisura si mos me keq.

Më tej ai shton se këto libra të shpërndarë në shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo janë fytyra e vërtetë e librave falas për fëmijët shqiptarë.

Postimi i plotë:

Maskarada e teksteve falas të dyshes Rama-Shahini.

Një nga premtimet e medha te kryeministrit ne ikje Rama ka qene tekste falas per gjithe femiet e shkolles 9 vjeçare. Si çdo premtim tjeter, edhe ai per tekstet falas ishte thesht nje mashtrim, tallje dhe maskarade e qeverise se Rilindjes. Znj. Shahini e perforcoi me tej "arritjen" e madhe te qeveruse rilindase pak dite me pare, kur premtoi "tekste falas deri ne klase te 7". Po cilat jane tekstet falas qe po u shperndahen femijeve tane? Ato jane thjesht tekstet e lena nga nxenesit e klasave te larta, te zhgarravitura e te katandisura si mos me keq. Keto libra te shperndara ne shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo jane fytyra e vertete e librave falas per femijet shqiptare.

Të fundit