Flash News

KRYESORE

Premtimi i Ramës: Në qershor nis puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ditën e sotme se tashmë ka në dorë kërkesën zyrtare për investimin në aeroportin e Vlorës.

Rama shprehet se deri në qershor do të hapet kantieri i ndërtimit.

Aeroporti i Vlorës është një ndër premtimet e qeverisë,  që pritet të përfundojë brenda këtij mandati, por mbetet për t’u parë nëse do realizohet me sukses.

Më herët Rama qe shprehur se; “Ambicia është që brenda katër vjeçarit të kemi fluturimin e parë por sigurisht kjo është vetëm për momentin një ambicie e bazuar në dëshirën. Jam shumë optimist sidoqoftë”.

 

Të fundit