Flash News

KRYESORE

Premtoi negociata por Veliaj prezanton projektin e teatrit. Në videon e publikuar kyebashkiaku fsheh kullat

Premtoi negociata por Veliaj prezanton projektin e teatrit. Në videon e

Pak javë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës, publikoi një foto me tre prej artistëve, të cilët më herët ishin pjesë e protestës për të kundërshtuar shembjen e godinës së teatrit, dhe njoftoi se u arrit një marrëveshje. Sipas marrëveshjes në fjalë, dy prej përfaqësuesve të aktorëve do të ishin në grupin negociator sa i takon projektit të teatrit të ri si dhe do të mbahej një konkurs ndërkombëtar për përzgjedhjen e projektit fitues.

Por teksa të gjithë prisnin përmbushjen e këtij angazhimi, kryebashkiaku njoftoi dje se tashmë është gati projekti për teatrin, ai i hartuar nga një studio belge. Dhe në këtë pikë, kryebashkiaku nuk e mbajti premtimin e bërë. Gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë njoftim sa i takon grupit që do bënte negociatat apo edhe konkursit ndërkombëtar.

Në videon e publikuar nga Veliaj të projektit të teatrit të ri, duket se qëllimisht është fshehur edhe pamja se si do të jetë e gjithë zona përreth teatrit. Në videon 3D janë fshirë kullat që pritet të ndërtohen aty, përreth teatrit. (Opozita dhe artistët shprehen se dy prej kullave do të ngrihen në tokën e teatrit). Sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca pak ditë më parë, teatri do të ndërtohet nga firma ‘Fusha’ ndërsa në këmbim asaj do ti dhurohet një pjesë e cila sot është tokë publike. në zonën në fjalë do ët ndërtoeht 6 kulla.

Video e publikuar nga Veliaj

 

Të fundit