Flash News

KRYESORE

Premtoi plan kombëtar për rimëkëmbjen, Rama fajëson median për "dështimin": Nëse do ta bëja, do e kishit lënë në harresë

Premtoi plan kombëtar për rimëkëmbjen, Rama fajëson

Kryeministri Rama ka treguar arsyen pse nuk ka prezantuar një paketë të plotë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale. Një një konferencë për shtyp, Rama është shprehur se “nuk kanë prezantuar një plan të plotë me qëllim që ai të mos të lihej në harresë.”

Megjithatë, kreu i qeverisë tregon se të gjitha masat e prezantuara hap pas hapi, më herët, sot apo edhe në vijim, janë pjesë e një plani të plotë, i cili në fund do të prezantohet në mënyrë të përmbledhur.

Pyetje: Më 24 maji, 2 qershor dhe 9 qershor ju keni paralajmëruar që brenda muajit nëntor do të paraqesni planin kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale, me qëllim që gjatë 4 muajve të fundit të këtij viti, t'i rikthehemi normalitetit të ardhurave, ekonomisë dhe shtetit. Kur jemi 3 muaj nga fundi i vitit pse nuk e keni publikuar ende këtë plan?

"Është e drejtë! Arsyeja është e thjeshtë. Ajo që ne nuk kemi mundur të bëjmë ka qenë rezultat i pamundësisë për të pasur një proces si çdo të dëshironim për shkak të kufizimit të madh të kontakteve të ndërveprimit (nga pandemia).

Por çka po dëgjoni sot, çka do dëgjoni çdo javë dhe çdo ditë janë pjesë e këtij plani. Nuk flasim për gjëra që janë sot për sot ose të lidhura me zgjedhjet, por janë pjesë e planit tonë të lidhur me 2020-2030. Pra janë pjesëza të këtij plani.

Planin në total kemi vendosur ta publikojmë duke mbledhur një nga një mozaikun sepse për fat të keq, jo vetëm në Shqipëri, aspektet që lidhen me ekonominë lihen në plan të fundit. Në plan të parë lihet gjithmonë kronika e zezë dhe ajo blu, jo ekonomia.

Në këtë mënyrë ne duam ta publikojmë këtë plan hap pas hapi në detaj dhe më pas me plotësimin e mozaikut, do bëjmë prezantimin në mënyrë të përmbledhur.

Nëse ne do të kishim bërë prezantimin e planit menjëherë ai do të ishte dhënë me lajm të fundit një herë(nëse do ta kishte patur atë fat, por se besoj) dhe pastaj do të ishte lënë në harresë", u shpreh Rama.

Të fundit