Flash News

KRYESORE

Prenë hekurat e dritares, 3 të burgosur tentojnë të arratisen nga burgu i Fushë-Krujës

Prenë hekurat e dritares, 3 të burgosur tentojnë të

Tre të burgosur kanë tentuar të arratisen ditën e sotme nga burgu i Fushë-Krujës, pasi kanë prerë hekurat e dritares.

Pasi është konstatuar prerja e hekurave është bërë i mundur ndalimi i arratisjes së tyre.

Mësohet se të dënuarit për grabitje qëndruan “tranzit” në një qeli dhe kur aty u ushtrua kontroll, u pa se ishin të dënuar të tjerë.

Pas kësaj ngjarje pritet që ata të dërgohen në burgje të tjera.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit