Flash News

KRYESORE

Presidenca e BE/ Shqipëria në axhendën e Gjermanisë, Zingraf i kujton 15 kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare (Rama i mohon)

Presidenca e BE/ Shqipëria në axhendën e Gjermanisë,

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka përcjellë një mesazh sa i takon integrimit të Shqipërisë, ditën kur Gjermania merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Zingraf u ndal edhe në rolin e presidencës në raport me procesin e integrimit të Shqipërisë, i cili u kujtoi institucioneve shtetërore që të përmbushin zbatimin e reformave, sidomos kushtet para konferencës së parë të anëtarësimit, që sipas tij janë thelbësore dhe do duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore.

“Në rolin e motorit dhe moderatorit duam që bashkë me institucione të tjera evropiane dhe shtetet anëtare të forcojmë Evropën dhe ta çojmë përpara.

Temë qendrore e presidencës sonë duhet të jetë përballimi i krizës së virusit korona. Kancelarja federale tha se kriza aktuale është sfida më e madhe e Evropës që prej fillimit të historisë së saj. Objektivi ynë në këtë drejtim duhet të jetë nxjerrja e Evropës nga kriza më të pavarur dhe solidarë. Vetëm së bashku, të koordinuar dhe të vendosur mund të mpakim pasojat sociale dhe ekonomike.

Në këtë kohë të vështirë, Europa duhet të qëndrojë e bashkuar. Një bashkim evropian i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

BE dhe shtetet e tjera anëtare e kanë mbështetur tashmë Shqipërinë e rajonin në përballimin e krizës, me dërgimin masiv të mjeteve mjekësore, apo mbështetjen e grupeve vunerable. Ne do vazhdojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe rajonit edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjeve të pasojave ekonomike dhe sociale.

Presidenca jonë nuk do të jetë vetëm e coronës, BE e presin shumë detyra që për zgjidhjen e tyre presidenca gjermane dëshiron të japë një kontribut vendimtar. Ndaj do të përmbyllim jo vetëm fondin e ringritjes prej coronës, por edhe planifikimin buxhetor afatgjatë, apo në mbrojtjen e klimës, pavarësisë digjitale, e funksionimin e vlerave bazë sikundër është shteti ligjor dhe brenda vetë unionit.

Pjesë e të ardhmes së Evropës është edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe rajonit. Duam ta nxisim më tej këtë prespektivë pas marrjes së vendimit nga Këshilli për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Kushtet e formuluara formalisht të cilat ishin të paracaktuara edhe në vendimin e Bundestagut janë cilësuar si udhërrëfyes në kalendarin shqiptar të reformave. Uroj që institucionet shqiptare ti vënë vetes objektiva ambicioze në zbatim të reformave, sidomos kushtet që duhen përmbushur para konferencës së parë të anëtarësimit janë thelbësore dhe do duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore.

Gjermania do jetë krah Shqipërisë me fjalë e vepra:, u shpreh ambasadori gjerman.

Kujtojmë se qeveria dhe kryeministri Edi Rama i ka mohuar këto 15 kushte, ndonëse një amendament i Grupit Parlamentar të PPE, theksonte se Shqipëria duhet të ketë përmbushur këto 15 kushte të BE-së para mbajtjes së konferencës ndërqeveritare me shtetet anëtare.

Të fundit