Flash News

KRYESORE

Presidenca e mbajti të fshehtë, ambasada ruse publikon urimin që Putin i dërgoi Metës

Ditën e djeshme Presidenca publikoi mesazhet e urimit që kishin mbërritur në adresë të kreut të shtetit me rastin e 105-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Sipas njoftimit, Meta mori mesazhe urimi nga Presidenti i SHBA-ve, ai i Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Kinës, Kroacisë, Perandori i Japonisë, Mbretëresha e Britansië së Madhe, Mbreti i Suedisë, Presidenti Polonisë, Presidentja e Konfederatës Zviceriane, Presidenti Serbisë, Presidenti i Indisë, ai i Kazakistanit si dhe ai i Uzbekistanit.

Ndërkohë, një mesazh urimi Metës i ka ardhur edhe nga Presidenti rus Vladimit Putin. Mesazhi nuk është publikuar në faqen e presidencës por ka qenë ambasada ruse në Tiranë ajo që ka bërë public mesazhin.

Mesazhi Putin për Metën me rastin e Pavarësisë

Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

SHKËLQESISË SË TIJ

  1. ILIR META,

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Tiranë

I nderuar zoti President,

Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,

Ditës së Flamurit.

Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

VLADIMIR PUTIN

28 nëntor 2017

 

 

 

Të fundit