Flash News

KRYESORE

"Presidenca gjermane, mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë", Bushati: Lëvizja shoqërohet me pritshmëri të mëdha

"Presidenca gjermane, mundësi e shkëlqyer për

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar përsa i përket kryesimit të presidencës së BE-së për 6-muajt në vijim nga Gjermania. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se “marrja e Presidencës së BE-së në këtë moment kritik nga një vend i fuqishëm europian, siç është Gjermania, shoqërohet me pritshmëri të mëdha”.

Për ish ministrin ky moment, po ashtu, “është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur për Shqipërinë, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.”

“Megjithëse pesha e presidencave është relativizuar, për shkak se tanimë është Këshilli Europian, institucioni që përcakton agjendën në rrafshin e BE-së, me një horizont kohor që tejkalon gjashtë muaj, marrja e drejtimit të BE-së në këtë moment kritik, nga vendi më i fuqishëm europian, shoqërohet me pritshmëri të mëdha.

Dy prej çështjeve më themelore me të cilat pritet të përballohet Presidenca Gjermane janë: miratimi i buxhetit të ardhshëm të BE-së, i cili duhet të reflektojë edhe fondin e rimëkëmbjes, si pasojë e goditjes që mori ekonomia nga pandemia dhe marrëveshja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Për Shqipërinë, Presidenca gjermane është një mundësi e shkëlqyer që nuk duhet humbur, për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjermania është një partner i ndershëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në rrugëtimin europian”, shkruan Bushati.

Të fundit