Flash News

KRYESORE

Presidenca: Publiku u mashtrua, ‘Rilindja’ gënjeu në emër të Venecias

Presidenca: Publiku u mashtrua, ‘Rilindja’ gënjeu në

Institucioni i Presidencës ka akuzuar shumicën parlamentare se ka shpërndarë në media një draft të rremë të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili pati për qëllim keqinformimin e shqiptarëve.

Zëdhënësi për shtyp i kreut të shtetit, Tedi Blushi deklaroi se ka vetëm një dokument, i cili pritet që të bëhet publik në ditët e ardhshme, ndërkohë që Komisioni i Venecias me opinionin e vet vërteton se presidenti Ilir Meta nuk e ka shkelur asnjëherë Kushtetutën.

“‘Rilindja’ ka shpërndarë lajm të rremë në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Këtë e ka bërë për të keqinformuar shqiptarët, duke mashtruar në emër të këtij institucioni.

Janë prodhuar dokumente të rremë. Komisioni i Venecias vërtetoi sërish se president ii republikës nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Gjithashtu ka vlerësuar thirrjet e presidentit për dialog dhje të gjitha përpjekjet e tij për të arritur një kompromis midis palëve, tepër i rëndësishëm ky nisur nga rrethanat.

Kjo është e vërteta e vetme që në ditët në vazhdim do t’i bëhet e ditur çdo shqiptari nga publikimi i opinionit të Komisionit të Venecias.”, tha Blushi në konferencën për shtyp në mbasditen e sotme.

Të fundit