Flash News

KRYESORE

Presidenca ul flamurin gjysmështizë, Meta: Në nder të veprës së vyer të George H.W Bush 

Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka ulur flamurin gjysmështizë.

Kreu i shtetit, Ilir Meta sqaron se flamuri është ulur në nderim të veprës së George H.W Bush, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë”, shprehet Meta.

Të fundit