Flash News

KRYESORE

Presidenca ‘vishet’ me portokalli, Meta: Të dënuarit për dhunë nuk përfitojnë amnisti

Presidenca ‘vishet’ me portokalli, Meta: Të dënuarit

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se sonte mbrëma institucioni i presidencës do të ngjyroset me portokalli, në shenjë solidariteti në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Në këtë mesazh, Meta sqaron se nga amnistia e fundvitit nuk do të përfitojnë të dënuarit për dhunë në familje.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli" duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, shkruan Meta.

Të fundit