Flash News

KRYESORE

Presidenca zbardh detajet nga lëvizjet e Metës, konferencë të jashtëzakonshme për shtyrjen e zgjedhjeve

Presidenca zbardh detajet nga lëvizjet e Metës, konferencë

Zbardhen detaje nga lëvizjet e presidentit Ilir Meta, pas vendimit të një dite më parë për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Burime nga presidenca konfirmojnë se kreu i shtetit, Ilir Meta nis nesër (e hënë) ditën në orën 08.00 me një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Mësohet se konferenca e orëve të para do të mbahet lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale dhe argumentimin e këtij vendimi.

Kujtojmë se sot nga Burreli, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi me shkarkim nga detyra, ndonëse vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Parlamenti nuk disponon kuorumin e nevojshëm.

Në këtë dalje, Meta pritet të ketë edhe një përgjigje për kryeministrin Rama.

Të fundit