Flash News

KRYESORE

“President i përbashkët”, Enkel Demi: Edi Rama po përgatitet të firmosë realizimin jetik të “Vorio Epirit”

“President i përbashkët”, Enkel Demi: Edi Rama po

Gazetari Enkel Demi e konsideron propagandë dhe shashkë deklaratën e kryeministrit Edi Rama për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në një shkrim të publikuar në ’27.al’, Demi thotë se Rama po përpiqet të tërheqë vëmendjen patriotike diku gjetkë për të larguar vëmendjen nga tragjedia që po luhet në jug të vendit.

“Por, qëllimi është i thjeshtë; të largojmë vëmendjen nga tragjedia që po luhet në jug të vendit, ku kreu “patriot” i qeverisë po bëhet gati të firmosë realizimin jetik të Vorio Epirit”, shkruan Enkel Demi.

Sipas gazetarit, janë katër hapa që po ndërmerr Rama që i japin jetë idesë shoviniste greke.  

“E para, premton zona të reja minoritare që do të mbrohen me status (ligj). Himara do të jetë minoritare. Atë që nuk e pranoi kurrë Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fan Noli, madje edhe Enver Hoxha, do e pranojë Edi Rama.

E dyta, termi “Çamëri” do të hiqet nga tekset e gjeografisë dhe historisë. Me heqjen e termit nuk ka pse të ketë më një Çështje Çame e natyrisht nuk ka pse të kërkojmë që në këtë krahinë është bërë genocid. Bëhet nul Rezoluta e Kuvendit për Çështjen Çame që e detyron Parlamentin e Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj Çështje Kombëtare.

E treta, në marrëveshjen e detit sipas zërit zyrtar “To Vima” mësohet se Greqia përfiton 306 km2 si në marrëveshjen që rrëzoi Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese.

E katërta, gjuha greke kthehet zyrtare në katër zona ku ne njohim minoritetin, gjë që do të thotë që në qytete si Gjirokastra do i kesh dokumentet e shtetit në dy gjuhë, rrugë, pse jo dhe monumentet, duke e nisur me shtatoren e Çerçiz Topullit.”

Hezitimi i Metës për t’i dhënë Bushatit autorizimin, historiani: Është informuar nga ish-zv/drejtori i SHISH; në grupin shqiptar ka persona që mbrojnë interesat e Greqisë

Të fundit