Flash News

KRYESORE

“President i përbashkët Shqipëri-Kosovë”, KE reagon pas deklaratës së Ramës: Ndërhyrje politike në vendet fqinje!

KE ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një Presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

KE në një reagim publik shkruan se kjo deklaratë nuk ndihmon në fqinjësinë e mirë. Zëdhënësja e KE, Catherine Ray, teksa e konsideron deklaratën e Ramës të papërshtatshme, shkruan; “Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

 

Të fundit