Flash News

KRYESORE

“President të përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon media greke: Rama ëndërron si Erdogan! Përgjigjen ia dha BE

“President të përbashkët Shqipëri-Kosovë”,

Deklarata e Ramës për president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ngjalli reagime të shumta nga ndërkombëtarët. Pas reagimit të BE-së ditën e djeshme, e cila e konsideronte deklaratën e Ramës të papërshtatshme, ka komentuar dhe Greqia.

Gazetari i njohur Dhimos Verikios, i Alpha Tv”, ka përdorur frazat: “Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet… Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”.

“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”, u shpreh gazetari Nikolas Vafiadhis në “ANT1 TV”.

Deklarata e kryeministrit shqiptar është publikuar në çdo media, të shkruar dhe vizive greke.

Të fundit