Flash News

KRYESORE

Presidentët e BE-së letër shteteve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, ish presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, presidenti i parlamentit Europian David Sassoli dhe presidentja e re e KE-së Ursula von der Leyen i kanë bërë thirrje shteteve anëtare të unionit që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në letër kujtohet se në qershorin e kaluar, vendet u pajtuan që të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori i vitit 2019.

“Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është një provë e aftësisë së unionit për të përmbushur premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen.

Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.”, thuhet në letrën e presidentëve.

Sipas drejtuesve të BE-së, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që iu kërkua të bënin. ta vlerësojnë përpjekjen e konsiderueshme të qytetarëve të këtyre vendeve, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë.

“Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësia nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate.

Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet.”, ishte mesazhi në letrën e presidentëve të BE-së drejtuar shteteve anëtare.

Të fundit