Flash News

KRYESORE

Presidenti boshnjak: Do e njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia përpiqet ‘ta tremb’ pas deklaratës

Presidenti boshnjak: Do e njohim pavarësinë e Kosovës. Serbia

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegović ka deklaruar se vendi i tij do e njoh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të ishte njohur tashmë. Tani kolegët tanë do të nxehen dhe përpjekjet tona që kjo të ndodhi (Njohja e Kosovës) kanë krijuar probleme brenda Bosnjes, pa ndihmuar Kosovën”, deklaroi Izetbegović, ndërsa pyetjes direkte nëse Bosnja do e njoh Kosovën, iu përgjigj: “Po”.

Deklarata Bakir Izetbegović është përballur menjëherë me kundërshtimin e anëtarit serb në presidencën e Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili hodhi poshtë një lëvizje të tillë.

“Kosova nuk do të njihet nga Bosnje-Hercegoina, pavarësisht nga ato që deklaron dhe përpiqet të bëjë Bakir Izetbegovic, sepse njohja ose jo e ‘Kosovës dhe Metohisë’ varet nga Republika Srpska”, ka thënë Dodik.

Edhe Beogradi ka reaguar pas deklaratës së Izetbegović, me anë të ministrit të Brendshëm, Nebojsa Stefanovic, i cili theksoi se pret nga presidenti Aleksandar Vuçiç që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vendosur për hapat e Serbisë.

Të fundit