Flash News

KRYESORE

Presidenti brazilian mohon se është me koronavirus, por kryebashkiaku i Miami-t del pozitiv pas takimit me të dhe stafin e tij

Presidenti brazilian mohon se është me koronavirus, por kryebashkiaku

Shumë media të huaja shkruajnë se presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka dalë pozitiv në testin që ka bërë për Koronavirusin. Më herët kishte dalë dhe një person i stafit të tij pozitiv ndaj COVID-19.

Ndërkohë, Presidenti Bolsonaro është takuar të shtunën me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Nuk jam i shqetësuar”, tha Trump para gazetarëve të enjten pasi stafi brazilian u raportua se kishte të infektuar me koronavirus.

Vetë presidenti brazilian ka bërë një reagim përmes profilit të tij në Facebook, i cili thotë që testet kanë dalë negativ dhe që nuk duhen besuar këto lajme të rreme “fake news”.

Por ndërsa presidenti brazilian mohon lajmet se është i prekur m koronavirus, kryebashkiaku i Miami-t,  Francis Suarez, ka rezultuar pozitiv pas takimit zyrtar që ka zhvilluar me Jair Bolsonaro dhe stafin e tij.

Të fundit