Flash News

KRYESORE

Presidenti çek një ditë para vizitës në Rusi: Europa me standard të dyfishtë për Kosovën dhe Krimenë

Presidenti çek një ditë para vizitës në Rusi: Europa

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman vijon të heq paralele mes pavarësisë së Kosovës dhe pushtimit të Krimesë nga Rusia. Një ditë përpara vizitës katër ditore që do të zhvillojë në Rusi, Zeman ka akuzuar Europën për standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Krimesë.

“BE-ja përdor standarde të dyfishta kur nuk e njeh Krimenë, sepse BE-ja ka njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia”, ka thënë presidenti çek.

Ai gjithashtu ka lëshuar akuza në drejtim të Bruskelit kur është shprehur se BE-së i mungon një udhëheqje e fort, ndryshe nga sa ndodh në SHBA, Rusi dhe Kinë.

Vizita e Milos Zeman në Rusi zhvillohet tetë jave përpara zgjedhjeve presidenciale në Çeki dhe sondazhet e nxjerrin atë kandidatin favorit.

Të fundit