Flash News

KRYESORE

Presidenti i dha plotfuqishmërinë, reagon Bushati: S’do humbasim kohë!

Presidenti i dha plotfuqishmërinë, reagon Bushati: S’do humbasim

Presidenti Ilir Meta i dha plotfuqishmërinë për negociatat për deti Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatit.

Në një deklaratë për median, Bushati u shpreh se do të procedohet për plotfuqishmërinë pa humbur kohë.

 “Për pak kohë do të nisin bisedimet teknike me palën greke. Jemi të vendosur për marrëveshje të drejtë e të ndershme, Shqipëria është drejt një marrëveshje të re ku nuk duhet të përsëriten gabimet e paktit të vitit 2009. Përmes një procesi të drejtë të shkohet drejt një marrëveshje të zbatueshme për të dyja palët. Kohëzgjatja e negociatave ka rëndësi të dorës së dytë. Më shumë rëndësi ka produkti i negociatave,” tha ndër të tjera Bushati.  

Të fundit