Flash News

KRYESORE

"Presidenti do mbrojë gjithmonë Kushtetutën", Rama 'i kthehet' Metës: Informohu mirë! E drejta e detit të Greqisë, s'ka lidhje me Shqipërinë

"Presidenti do mbrojë gjithmonë Kushtetutën", Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta lidhur me debatin e fundit për shtrirjen e Greqisë me 12 milje në ujërat shqiptare.

Komenteve të Metës se, “Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën dhe do zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit me Greqinë”, Rama i ka kërkuar të informohet mirë pasi “Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka lidhje fare me të drejtën e detit të Greqisë”.

“Presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, ka thënë më tej Rama.

Presidenti duhet të informohet mirë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur ‘hajde të mbrojmë Kushteutën’, sepse këtu nuk ka fare lidhje Presidenti dhe as Kushtetuta. Është si puna e Kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhe në mes rrjedh ujë.

Konventa iu ka dhënë të drejtë të dy shkëmbinjve të marrin nga ky ujë. Kështu që presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, tha Rama.

Të fundit