All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Presidenti Erdogan kërkon ta bëjë ‘kokë turku’, reagon Bruçaj: Miku nuk mund të sillet si zot shtëpie!

Presidenti Erdogan kërkon ta bëjë ‘kokë turku’,
All - Paragraf - 1

Kreu i Komunitetit Musliman shqiptar, Skënder Bruçaj ka folur për herë të parë në lidhje me zërat se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Rama shkarkimin e tij nga drejtimi i këtij institucioni, pasi autoritetet turke mendojnë se Bruçaj ka lidhje me rrjetin e gylenistëve që veprojnë në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin “JAVA” në RTSH me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli si dhe gazetarin investigativ Artan Hoxha, Bruçaj shprehu shqetësimin për qasjen e liderit turk, Rexhep Taip Erdogan ndaj shqiptarëve në rajon.

Pavarësisht gjuhës së kujdesshme, Bruçaj ka thëne se ai kërkon të marrë një rol që nuk i takon. Teksa ka theksuar miqësinë e hershme si dhe mbështetjen e Turqisë ndaj komunitetit mysliman, Bruçaj deklaroi se miku nuk mund të bëhet zot shtëpie.

“Populli shqiptar mikun e vendos gjithmonë në krye të vendit, por kur ky, pavarësisht respektit, kërkon të jetë edhe zot shtëpie atëherë kjo bëhet e papranueshme”, ishin fjalët e Bruçajt.

Po ashtu, Bruçaj shprehu mbështetjen në emër të komunitetit mysliman shqiptar për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Komuniteti Mysliman ka një rol thelbësor në themelimin e shtetit shqiptar, në përcjelljen e mesazheve universale të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Ne jemi shumë të gëzuar për këtë rekomandim, i cili i shërben interesave të vendit dhe shtetit shqiptar të cilat komuniteti mysliman i konsideron prioritare”, ka përfunduar Bruçaj.

Më herët politiko.al ka konfirmuar se presidenti Erdogan i ka kërkuar Kryeministrit Rama të largojë Bruçajn, përndryshe ai nuk do të vijë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë në fund të vitit 2018, e cila financohet nga autoritetet turke.

Të fundit