Flash News

KRYESORE

Presidenti grek vazhdon shantazhet ndaj Shqipërisë: Me çamët rrezikoni BE-në

Presidenti grek vazhdon shantazhet ndaj Shqipërisë: Me

Akoma nuk kanë përfunduar deklaratat e forta mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas publikimit të fjalëve të presidentit Meta mëngjesin e sotëm, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos i cili nuk ka harruar tonet shantazhuese.

Deklarata ka qenë e fortë në drejtim të Tiranës duke i theksuar edhe një herë se “me Çështjen Çame Shqipëria rrezikon BE-në”.

“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE”, ka deklaruar ai.

Të fundit