Flash News

KRYESORE

Presidenti heziton ta dekretojë, Sandër Lleshi shfaqet në emisionin televiziv si ministër i Brendshëm

Presidenti heziton ta dekretojë, Sandër Lleshi shfaqet në

Ndonëse Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka dekretuar ende Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm kjo nuk e ka penguar atë të shfaqet sonte në emisionin ‘Opinion’, ku do të flasë për detyrën e re.

Në njoftimin e emisionit thuhet se ai do të tregojë më shumë më shumë për veten, arsyet dhe rrethanat që e çuan në krye të njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend, e cila që prej vitit 2012 ka bërë 'kurban' Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafaj.

Xhafaj, dorëheqja e të cilit ka shumë pikëpyetje dhe mistere do të qëndrojë minimalisht deri të enjten në krye të deryrës, kur dorëheqja e tij të miratohet nga parlamenti.

Sakaq, jo-zyrtarisht, thuhet se presidenti po heziton firmosjen e dekretit për Lleshin pasi ka kërkuar nga SHISH-i informacione për rolin e tij në 21 Janar 2011.

Të fundit