Flash News

KRYESORE

Presidenti i Austrisë unik/ Me tren në vizitë zyrtare në Itali për të takuar Mattarella-n

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen është shumë i veçantë në mënyrën e të vepruarit. Ai ka udhëtuar drejt Italisë me tren, ku do të takohet me homologun e tij Sergio Mattarella në një vizitë zyrtare.

Vetë kreu i shtetit ka njoftuar në Facebook, se po përdor transportin publik për të udhëtuar drejt Romës. Për më tepër që është i vetëm pa truproja, apo mjete që e shoqërojnë.

Një sjellje shumë ndryshe, nga ajo që ne jemi mësuar që të shikojmë në Shqipëri, nga politikanët tanë.

Përdorimi i transportit publik nuk është diçka e pazakontë për presidentin austriak, i cili edhe kur shkon në presidencë në Vjenë përdor tramvajin ose metronë.

Të fundit