Flash News

KRYESORE

Presidenti i Bosnje-Hercegovinës vizitë 2-ditore në Shqipëri me ftesë të Metës

Presidenti i Bosnje-Hercegovinës vizitë 2-ditore në Shqipëri

Presidenti i Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç do të zhvillojë një vizitë 2-ditore në Shqipëri. Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca bën me dije se vizita që fillon nga dita e nesërme, bëhet pas ftesës që Meta i bëri homologut të tij boshnjak.

Gjatë takimit të tyre, dy presidentët pritet të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, ekonominë dhe tregtinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu, mësohet se gjatë vizitës në Shqipëri, Xhaferoviç do të vizitojnë fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut ku jeton një pjesë e komunitetit të vogël boshnjak në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, nesër fillon vizitën e Tij zyrtare 2 ditore në Shqipëri, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Shefik Xhaferoviç.

Kryetari Xhaferoviç do të pritet dhe zhvillojë bisedime me Presidentin Meta me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëpunimin rajonal.

Ceremonia e mirëseardhjes së Tij në Presidencë do të zhvillohet nesër në ora 09:00, ndërsa në ora 10:15 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjatë qëndrimit të Tij në vendin tonë, Kryetari Xhaferoviç, së bashku me Presidentin Meta, do të vizitojë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut, ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.

Të fundit