Flash News

KRYESORE

Presidenti i çmendur i Serie A: Çfarë t'i them futbollistëve?

Presidenti i çmendur i Serie A: Çfarë t'i them

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, u përfshi në debatin për ndaljen e kampionatit italian apo jo. Ai mendon se situata është e keqe dhe nuk duhet duhet t'u thonë lojtarëve që të rikthehen.

“Në fillim askush nuk i dha rëndësinë e duhur këtij armiku, që sot na ka mbyllur në shtëpi të gjithëve. Ne po i respektojmë rregullat, por çdo ditë dëgjojmë lajme jo të mira për popullin tonë”, deklaron presidenti për “SecoloXIX”.

“Seria A? Gjithçka duhet të fillojë gradualisht. Nuk mund të imagjinoj dot që kampionati të fillojë në këtë periudhë. Gabbiadini, i cili ishte pozitiv me Covid-19, si mund të ndihet nëse unë i them që do të rinisim në maj. Ato nuk janë makineri, janë njerëz”, mbyll Ferrero. /abcnews.al

Të fundit