Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Presidenti i European Chambers: Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni pengojnë investimet e huaja në Shqipëri
Politiko
16 Shtator 2018, 08:30
Presidenti i European Chambers, Christoph Leitl kërkon marrëdhënie më të mira tregtare brenda rajonit. Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni janë pengesa për investime të huaja në Shqipëri.
Deutsche Welle: Cili është qëllimi i vizitës tuaj në Tiranë? Christoph Leitl: Shqipëria është pjesë e familjes sonë ekonomike europiane ashtu si edhe 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (BP) me dhomat e tyre respektive të Tregtisë dhe Industrisë. Jam në Tiranë pasi vendeve të BP u duhet dhënë më shumë përspektivë europiane. Nga ana tjetër, BE pret fakte, jo premtime nga këto vende, sidomos në dy drejtime: zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Si president i European Chambers konstatoj që marrëdhëniet tregtare mes 6 vendeve të BP nuk janë zhvilluar në dekadën e fundit. Si mund të futeni në tregun europian, kur nuk jeni të aftë të keni marrëdhënie të mira tregtare në rajonin tuaj? Duhet forcuar bashkëpunimi mes vendeve të BP. Një nga fjalët e mia kyҫe gjithmonë është "Së bashku”. Si do t'i përshkruani marrëdhëniet mes BE dhe BP nga këndvështrim i biznesit? Christoph Leitl: Ka shumë simpati, respekt për atë që ky rajon ka përballuar me forcat e veta. BE mund dhe duhet ta ndihmojë BP. Vende e tij, përfshirë edhe Shqipërinë janë pjesëmarrëse në disa programe të BE, të para pranimit. Kjo forcon lidhjet mes BP dhe BE. Për Shqipërinë kam një kritikë: duhet të bashkëpunojnë partitë kryesore, dhomat e Tregëtisë dhe të Industrisë. Në Shqipëri së bashku mund të bëni shumë gjëra, të bindni BE se jeni gati për anëtarësim. Nëse luftoni se brendshmi kundër njëri-tjetrit, kjo do t'ju kushtojë shumë burime, motivim dhe pranimi i Shqipërisë jashtë saj do të vihet në pikëpyetje. Cilat janë ankesat kryesore të anëtarëve të EuropeanChambers kur kërkojnë të investojnë në Shqipëri apo në përgjithësi në BP? Christoph Leitl: Mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni. Nëse nuk zbatohen ligjet, nëse nuk ka një bazë ligjore për investimet, për pronën, investitori europian nuk vjen. Ai kërkon siguri për investimin e vet. Korrupsioni është helm dhe kush helmohet njeherë nuk vjen më. Kur i shihni ju vendet e BP anëtare të BE? A është viti 2025 një datë realiste apo vendet e BP duhet të presin edhe përtej kësaj date? Christoph Leitl: Nuk do të ketë një pranim të përbashkët për vendet e BP. Çdo vend duhet të plotësojë vetë kapitujt e negociatave dhe të përmbushë pritshmëritë e BE. Psh Shqipëria po bën shumë për të adaptuar legjislacionin e saj me atë të BE. Po kjo nuk do të thotë që në mënyrë automatike ndryshimet ligjore do të ndryshojnë realitetin. Korrupsioni nuk është kurrë formal. Liderët e BP theksojnë që nëse perspektiva europianë shtyhet më tej në kohë, atëhere ka rrezik që aktorë të tjerë si Rusia, Kina,Turqia të rrisin praninë dhe ofertat e tyre në një rajon me stabilitet vulnerabël dhe ekonomi të dobët si BP. Sa real është ky rrezik nga këndvështrimi i EuropeanChambers? Christoph Leitl: Si president i Platformës Globale të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë, e di se ҫfarë po ndodh rreth e rrotull. Rusia është e rëndësishme në Ballkan, SHBA kanë gjithashtu interesa në rajon. Ekonomia europiane është e hapur. Ne pretendojmë të njëjtën hapje edhe nga të tjerët Duam rregulla të ndershme, konkurrim të ndershëm. Nuk ka problem nëse në rajon vijnë investitorë të tjerë. Ne duhet të dimë që identiteti ynë është Europa. Ne kemi një interes të përbashkët europian për rajonin. Çfarë duhet që Zona Rajonale Ekonomike në BP, produkt i rëndësishëm i procesit të Berlinit, të forcohet të gjenerojë vende të reja pune dhe përmirësim të jetesës së qytetarëve në rajon?` Christoph Leitl: Më shumë besim. Në të gjitha nivelet. Në atë bashkiak, të qarkut dhe shtetëror. Këto 3 nivele që nuk janë të lidhura, nuk bashkëpunuese me njëri-tjetrin. Investitori kërkon besim dhe siguri. Arsimi profesional, transferimi i dijeve, i zanateve tek brezi i ri janë përparësi për EuroChambers. Rinia e Shqipërisë,dhe në përgjithësi e BP edhe kur e merr arsimin profesional, edhe kur ka një punë synon emigrimin në Gjermanu, Austri, SHBA, Kanada etj. Si e shihni këtë dukuri? Christoph Leitl: Emigron sepse ka pagë 2 - 3 herë më të lartë, perspektivë më të mirë jetese. Që brezi i ri mos të emigrojë duhet që këtë perspektivë ta ketë në vendin e vet. Brezi i ri duhet të ketë perspektivë jete, të iki dhe rikthehet. Pra, jo mos ikni por planifikoni kthimin e tyre. Në fakt, rinia në rajon po humbet durimin, perspektiva europiane në 2025 mund të shtyhet më tej. A ka rrezik që zgjedhjet europiane në maj 2019 të ndikojnë negativisht në perpektivën europiane të BP, në politikat e zgjerimit të BE? Christoph Leitl: Po, ka. Nëse forcat politike populiste, neo-nacionaliste dhe separatiste në Parlamentin Europian do të fitojnë, projekti i zgjerimit të BE me vendet e BP rrezikohet. Anëtarët e rinj të BE do të kenë nevojë për më shumë solidaritet, ndihmë, mbështetje. Nëse nuk ka vullnet politik për ta përballuar këtë, atëhere projekti europian është në një situatë të vështirë. Projekti europian nuk duhet braktisur, identiteti europian duhet tani më shumë se kurrë më parë. Christoph Leitl është politikan i njohur austriak, President i Dhomave Europiane të Tregtisë dhe Industrisë, President i Platformës të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38