Flash News

KRYESORE

Presidenti i Federatës së Malit të Zi vlerëson Kosovën: Ekip i fortë dhe i rrezikshëm

Presidenti i Federatës së Malit të Zi vlerëson Kosovën:

Ish-sulmuesi i Milanit, tashmë në postin e presidentit të federatës së futbollit në Malin e Zi, Saviceviç, vlerësoi Kosovën për arritjet e saj në një kohë të shkurtër.

Saviceviç pohoi se Kosova ka një ekip të fortë dhe se nuk e nënvlerëson.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme, ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar. Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve”, u shpreh ai.

Malazezët në grup janë me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë si dhe përfaqësuesen e Kosovës.

Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe kthimin në 14 tetor në Prishtinë.

Të fundit