Flash News

KRYESORE

Presidenti i Francës për europianët: Duhet të kenë një qasje të koordinuar me Kinën

Presidenti i Francës për europianët: Duhet të kenë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur dje se evropianët duhet të kenë një qasje të koordinuar përballë Kinës. Kjo deklaratë i referohet marrëveshjes që Italia ka si synim të nënshkruajë me Pekinin sa i takon projektit gjigant infrastrukturor të “rrugëve të reja të mëndafshit”.

Nga Nairobi në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kenian Uhuru Kenyatta, Macron tha: "I takon çdo shteti që të ketë politikën e tij përballë Kinës. Por mendoj se kemi nevojë në nivel të Bashkimit Evropian që të kemi një qasje të koordinuar të strategjisë tonë në lidhje me Kinën si dhe me multilateralizmin dhe këtë ia kam propozuar partnerëve tanë dhe institucioneve evropiane."

 

Të fundit