Flash News

KRYESORE

Presidenti i jep nënshtetësinë, deputeti francez bëhet “shqiptar”

Presidenti i jep nënshtetësinë, deputeti francez bëhet

Deputeti francez, Joachim Son Forget merr nënshtetësinë e Kosovës.

Ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili i ka dhuruar nënshtetësinë, gjatë qëndrimit të tij në Paris.

“Ishte nderi im për t’ia dhuruar këtu në Paris, nënshtetësinë kosovare dhe Medaljen Presidenciale, Son Forgetin, anëtar i Parlamentit të Francës dhe një mik i dashur i Kosovës për shumë vjet. Angazhimi dhe përkushtimi i tij për njerëzit e Kosovës janë shembull. Të falënderojmë Joachim!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në tëitter.

Deputeti francez Joachim Son Forget, përmes rrjeteve sociale ka falënderuar presidentin Thaçi, për këtë ‘dhuratë’ siç e quan ai, si dhe medaljen presidenciale për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Nënshtetësia iu dha deputetit francez për ndihmën dhe kontributin e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Të fundit