Flash News

KRYESORE

Presidenti i KE në Maqedoninë e Veriut. Shqipëria as nuk përmendet për hapjen e negociatave

Presidenti i KE në Maqedoninë e Veriut. Shqipëria as nuk

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ndodhet në Shkup, ku po zhvillon një vizitë zyrtare me personalitetet politike më të larta të vendit.

Juncker informoi kryeministrin maqedonas se disa vende anëtare te BE-së janë skeptike për hapjen e negociatave, ndërsa në fjalimin e tij para gazetarëve nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë, që gjithashtu pret hapjen e negociatave dhe është parë në të njëjtën ‘gjatësi vale’ me shtetin fqinj.

"Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t'i bindur ato ", deklaroi Juncker.

Në media është raportuar, se tre shtete: Holanda, Franca dhe Belgjika kanë rezerva për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërkohë që këtyre vendeve u është shtuar edhe Gjermania. Nëse Maqedonia e Veriut merr ‘dritën jeshile’, Shqipëria rrezikon t’i bashkohet grupit të Bosnjës & Hercegovinës dhe Kosovës, që nënkupton se hapja e negociatave do të ndodh pas disa viteve.

Të fundit