Flash News

KRYESORE

Presidenti i Këshillit Europian mbërrin në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

Presidenti i Këshillit Europian mbërrin në Tiranë, takim me

Presidenti i Këshillit Evropian ka mbërritur në Tiranë. Ashtu siç u lajmërua dje, Donald Tusk është takuar me kryeministrin Edi Rama në orën 15:00.

Përpara vizitës në Tiranë, Tusk ka vizituar Shkupin ku është takuar me  kreun e shtetit Stevo Pendarovski.

Në fokus të bisedës ka qenë gjendja e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut dhe rajon, si dhe për aspiratat e shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 “Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesën e saj”, tha Tusk gjatë qendrimit të tij në Shkup.

Vizita e Tusk vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ende nuk dihet nëse pjesë e axhendës së tij do të jetë diskutimi për krizën politike, në të cilën vendi ndodhet prej më shumë se 7 muajsh.

Të fundit