Flash News

KRYESORE

Presidenti i Kilit: Nuk dorëhiqem, nuk jam vetëm unë përgjegjësi për situatën

Presidenti i Kilit Sebastian Pinera deklaroi se ai nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave me viktima në lidhje me pabarazinë dhe kushtet sociale jo të mira në vend, që kanë hyrë në javën e tretë.

I pyetur nga BBC-ja nëse do të largohet nga pushteti, miliarderi konservator tha shkurtimisht: “Jo”

Më pas ai argumentoi: “Këto probleme janë grumbulluar në këto 30 vitet e fundit. unë jam përgjegjës pjesërisht për të dhe unë marr përgjegjësitë e mia, por nuk jam i vetmi.”, dhuna e ka dëmtuar një nga vendet më të zhvilluara të Amerikës Latine, ndërsa autoritetet janë detyruar që të anulojnë vente ndërkombëtare. Për më tepër që kanë nisur bisedimet edhe me opozitën e majtë.

“Ka shumë ankesa të supozuara rreth faktit që është tejkaluar me përdorimin e forcës dhe nëse kjo ka ndodhur, ua garantoj se do të hetohet. Nuk do të ketë pandëshkueshmëri, por masat tona kanë qenë brenda rregullave”.

Të hënën protestuesit bastisën dyqanet si edhe tentuan që të futeshin në pallatin presidencial. Pinera pati takime me drejtuesit e opozitës javën e kaluar, por nuk informoi në media në lidhje me rezultatin.

Të fundit