Flash News

KRYESORE

Presidenti i Kosovës shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Mitrovicës

Presidenti i Kosovës shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Mitrovicës.

Ky vendim ka ardhur pasi kryetarët paraardhës kanë dhënë dorëheqje kur në qeverinë e Kosovës ishte marrë vendimi për taksën prej 100 përqind për produktet serbe e boshnjake.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, shkruhet në njoftimin e presidentit.

Zgjedhjet për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

Të fundit