Flash News

KRYESORE

Presidenti i La Ligës: Kam dy vite që nuk flas me Perezin

Presidenti i La Ligës: Kam dy vite që nuk flas me Perezin

Javier Tebas, presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit, ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale të futbollit spanjoll. Ai kryesisht ka folur për zgjedhjet dhe për dy klubet kryesore në vend.

“Mora 35 nga 42 votat e mundshme në zgjedhjet ku fitova. As Barcelona, as Real Madrid nuk më mbështetën, por dijeni se kampionati ynë është më i madh se dy klubet kryesore në vend", ka deklaruar Tebas.

I pyetur për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, ai ka komentuar: "Kemi koncepte të ndryshme. Perez do krijimin e SuperLeague, ai do pushtet total, por kjo gjë nuk mund të ndodhë. Kam 2 vite që nuk flas me të, ndërsa me Bartomeun nja 5 muaj".

Të fundit