Flash News

KRYESORE

Presidenti i Lazios, i mahnitur nga Igli Tare: I dhashë 30 minuta kohë...

Presidenti i Lazios, i mahnitur nga Igli Tare: I dhashë 30 minuta

Lazio ka ndryshuar totalisht nga viti në vit. Meritë kryesore për këtë ka drejtori sportiv i klubit italian, shqiptari Igli Tare. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë gjithnjë transferime të goditura.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka folur në RTV Time për rritjen e skuadrës së tij dhe, mes të tjerash, ka zbuluar disa detaje nga momentet kur i ofroi rolin e drejtorit sportiv Tares.

"Nuk i rinovova kontratën si lojtar, por i ofrova rol drejtues. E dija se kishte aftësi të mira. I dhashë gjysmë ore kohë dhe ai vendosi bashkë me agjentin. Igli ka merita për ecurinë tonë, ashtu si edhe trajneri Inzaghi. Kur Lazio humbet, fajin e kam unë, edhe pse nuk zbres në fushë. Si sport me merita në grup, Igli është një person që i ka shtuar vlera ekipit tonë", ka deklaruar Lotito.

Të fundit