Flash News

KRYESORE

Presidenti i Lazios nuk ia ka besën Juves: Si mund të kenë krizë ata?!

Presidenti i Lazios nuk ia ka besën Juves: Si mund të kenë

Claudio Lotito po shijon ditët më të mira të Lazios. Presidenti i klubit kryeqytetas në Itali së fundmi ka komentuar situatën e skuadrës së tij dhe ka theksuar se nuk ka krizë për Juventusin.

“Lazio e meriton pozicionin në renditje. Nuk dua të merrem me arbitrat apo me rastet që ndodhën me Parmën. Duhet të vazhdojmë kështu si tani dhe mendoj se gara për titullin kampion do të jetë e hapur deri në fund", ka deklaruar Lotito.

Duke iu referuar ndeshjes me Veronën, Lotito ka thënë se nuk ka krizë në Torino. “Skuadrat si Juventusi nuk kanë kriza. Mund të jetë një ndeshje e keqe, kaq. Ata janë ekipi më i mirë në Itali. Ne duhet të hyjmë në “San Siro” me besimin se do të kthehemi në shtëpi me 3 pikët. Do të jetë një ndeshje e fortë kundër Interit, por nuk kemi frikë".

Të fundit