Flash News

KRYESORE

Presidenti i Malit të Zi miraton ligjin problematik të Lirive Fetare

Presidenti i Malit të Zi miraton ligjin problematik të Lirive Fetare

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç miratoi ligjin problematik të Lirive Fetare, një ditë pas trazirave në seancën parlamentare dhe protestave në rrugët e Podgoricës. Ligji hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Miratimi i ligjit solli përplasje në parlament mes të deputetëve.

Ligji ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë në pronat që administron. Më shumë se 70 për qind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë.

Kisha Ortodokse serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat.

Pritet që ajo të bëjë një ankesë në organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë që frika e Serbisë është se ky ligj mund të miratohet edhe në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se shpreson që Kosova të mos të ndjekë shembullin e Malit të Zi për Ligjin për lirinë fetare. Kreu i shtetit serb nuk do që ta mendojë që shqiptarët do të tentojnë të thonë se kishat serbe i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare.

Të fundit