Flash News

KRYESORE

Presidenti i Maqedonisë: Marrëveshja me Greqinë e dëmshme, nuk e firmos

Presidenti i Maqedonisë: Marrëveshja me Greqinë e dëmshme,

Gjorge Ivanov, ka paralajmëruar se nuk do ta firmosë marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti maqedonas, tha se marrëveshja e arritur mes dy kryeministrave, Zaev dhe Tsipras, është e dëmshme dhe jo transparente. “Qeveria nuk gjeti mundësinë dhe kurajon që të arrijmë konsensusin e përbashkët. Procesi nuk ishte transparent dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati përfundimtar. Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Maqedoninë”, u shpreh Ivanov në një konferencë për shtyp.

Kryeministri Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov i dorëzuan në Presidencë marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por takimi nuk zgjati më shumë se 2 minuta sepse Ivanov u  doli nga zyra pa pranuar të informohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes.

Të fundit