Flash News

KRYESORE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Mund të çojë në konflikt të armatosur

Presidenti i Maqedonisë së Veriut kundër ndryshimit të

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një dalje për mediat nga Sllovenia, presidenti Pendarovski u shpreh se ndryshimi i kufijve mund të shkaktojë një konflikt të armatosur.

“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë. Çdo opsion tjetër mund të krijojë një efekt domino, që mund të dëmtojë disa vende në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ndryshimet kufitare mund të çojnë madje edhe në konflikte të armatosura, tha presidenti Pendarovski.

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës janë tensionuar që nga viti 2008, kur Prishtina, me mbështetjen e vendeve perëndimore, shpalli pavarësinë nga Serbia.

Të fundit