Flash News

KRYESORE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjedh një shqiptar si këshilltar për sigurinë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjedh një shqiptar si

Pasi emëroi shqiptarin Erolld Musliun në krye të Agjencisë së Zbulimit, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjedhur një tjetër shqiptar si këshilltar për sigurinë. Blerim Kolalli do të këshillojë presidentin Pendarovski për çështje që lidhen me sigurinë e shtetit fqinj.

Kolalli ka punuar më parë në misionin e NATO-s në Shkup, si dhe ka bashkëpunuar me ambasadën e SHBA-së.

Ndërkohë, shqiptarja Luljeta Ademi do të jetë këshilltarja e Presidentit për personat me nevoja të posaçme, ndërsa Besa Arifi do të jetë këshilltare e jashtme.

Nga kabineti i Presidentit bëjnë të ditur se dokumentet, vulat dhe vendimet që do të mbajnë nënshkrimin e presidentit do të jenë në dy gjuhë.

Të fundit