Flash News

KRYESORE

Presidenti i Parlamentit Evropian solidarizohet me shqiptarët pas tërmetit: Gati t’ju ndihmojmë për rimëkëmbje

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli është solidarizuar me shqiptarët, pasi u tronditën nga goditjet e tërmetit, prej të shtunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Sassoli shkruan se Evropa është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e godinave të dëmtuara.

“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ata që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e tyre”, shkruan Sassoli në rrjetet sociale.

Të fundit